Tonali nis stërvitjen me Milanin dhe surprizon të gjithë! “Donnarumma dhe Romagnoli e prezantuan…”


Sot ishte dita e parë e stërvitjes për Sandro Tonali te Milani! Duke folur në Sky Sport, korrespondenti i Milanit, Manuele Baiochini, bëri një përmbledhje të seancës së sotme të kuqezinjve dhe ditën e parë në qendrën sportive Milanello të ish-mesfushorit të Brescias.

“Sandro Tonali u takua në Milanello dhe u stërvit me pjesën tjetër të grupit. Ai u prit në mënyrë të shkëlqyer nga lojtarët e ekipit kombëtar italian, me Donnarumma, Romagnoli dhe Kalabria të cilët e prezantuan me pjesën tjetër të grupit”.

“Përshëndetje të mëdha dhe përqafime në ditën e tij të parë si lojtar i Milanit dhe në Milanello. Tonali nuk ishte stërvitur për një kohë të gjatë, por megjithatë u bashkua menjëherë në grup, duke rifilluar përgatitjet për atë që do të jetë sezoni i tij i parë kuqezi.

Për momentin Tonali nuk është pjesë e listës së Europa League, por emri i tij mund të shtohet më vonë në bazë të gjendjes së tij fizike”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu