Tonali: “Milani nuk rilindi, po lindi. Kam kaluar një muaj të vështirë”

Sandro Tonali dha sonte një intervistë për Sky Sport ku u ndal te disa tema.

“Fillimi nuk ishte i lehtë, sepse unë praktikisht isha ndaluar për një muaj pas pushimit. Ishte e vështirë të rifilloja të luaja në një klub të ri, u desh pak kohë, muaji i parë, sa njeh ritmet, shokët e skuadrës, trajnerin dhe stafin, pastaj është e lehtë të ecësh përpara në një grup të tillë”.

“Unë e jetoj më shumë si Tonali, sepse jam rritur. Sandro duhet të lihet pak mënjanë, për karrierën time. Sigurisht që është ai, tifozi kuqezi! Të luajë është pasioni im, plus që unë luaj për ekipin tim të preferuar”.

Mbi Pioli: “Ai është udhëheqësi i ekipit tonë. Ai është personi i parë që po na tregon rrugën e duhur dhe ne të gjithë po e ndjekim së bashku. Ju mund të kaloni orë të tëra duke folur me trajnerin, ai mund t’ju shpjegojë gjithçka. Jemi të lumtur me të”.

Për rilindjen e Milanit në vitin 2020: “Kur luan kështu, më shumë sesa një rilindje është një lindje, sepse një Milan si ky kishte prej kohësh që askush nuk e kishte parë. Është bukur të jesh brenda këtij Milani, të fitosh dhe të bindesh. Shifrat janë të pabesueshme, ne nuk humbasim që nga marsi dhe ka shumë gjëra në Serie A.

Milani është i veçantë, sepse në Milano nuk mund të ndihesh keq. Asnjë lojtar, ndoshta, nuk është ndjerë ndonjëherë keq në këtë klub”.

Për ambicien në rritje: “Ambicia nuk rritet gjithnjë e më shumë, sepse është e lartë që tani. Ne nuk po kthehemi te Milani i së kaluarës, por po dëshmojmë se jemi Milani”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu