Tonali mezi pret Milanin, Gazzetta shpjegon vonesën dhe kur do të hidhet firma!

Sandro Tonali-Milan, gjithçka e kryer dhe asnjë pengesë në mes, por thjesht disa ditë izolim për djaloshin për shkak se në zonën e tij ka qenë vatër epidemie.

Megjithatë, mesfushori mezi pret të kryejë vizitat mjekësore dhe më pas të hedhë firmën në kontratën. Gjithçka që pritet mes ditës së hënë dhe të martë siç shpjegon Gazzetta dello Sport.

Milani dhe Brescia kanë shtrënguar duart për gjithçka dhe Cellino, presidenti i klubit të “dallëndysheve”, doli hapur në intervistën e tij për “Top Calcio” duke konfirmuar edhe shifrat: 10 mln euro huazim, 15 blerje dhe 10 të tjera bonuse, me 10% të kartonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu