Gjithmonë e më shumë po shihet te kuqezinjte ardhmja e Sandro Tonali-t.
Sipas te dhënave nga Peppe Di Stefano nga Sky Sport marrëveshja po bëhet realitet.
Kuqezinjtë janë duke përfituar nga faza e ngecjes në marrëveshjen me Interin.
Një operacion i ndërkikuar por i mundshëm, sidomos pas miratimit të Elliott Management.
Drejtuesit e Milanit kanë kërkuar ok-në e pronarëve që të veprojnë, të cilët duhet të kenë fjalën e fundit kur bëhet fjalë për blerje të shtrenjta.
Klubi ka rrugen e lirë për të negociuar si me Brescia-n ashtu edhe me agjentët e Tonali-t, i cili duhet të jetë pa dyshim i tërhequr nga ideja për të luajtur në skuadren për të cilen ka qenë tifoz që kur ishte fëmijë.
Marrëveshja Milan -Tonali sigurisht që nuk do të mbyllet sot apo në orët e afërta.
Por Milani e ka seriozisht, marrëveshja mund të bëhet e gjallë, nëse e lejon Inter-i.
