TONALI: Me Milanin kam lindur falë babait! Cellino u tregua super njeri, më plotësoi dëshirën!

Sandro Tonali është i motivuar dhe gati! E shpreh këtë në konferencën për shtyp gjatë prezantimit si futbollist kuqezi dhe menjëherë tregon pasionin, përshtypjet dhe prapaskenën e merkatos për këtë transferim!

Nga vjen pasioni juaj për Milanin?

“Fillon nga Sant’Angelo, ngjyrat janë kuqezi, skuadra ime e parë ishte kuqezi, ne jemi pothuajse të gjithë tifozë të Milanit atje, madje edhe babai im ma përcolli këtë pasion”

E ndjen presionin?

“Jam gati të përballem me gjithçka. Kam menaxhuar të gjithë presionin dhe lavdërimet. Kam forcën e duhur, ndihem i fortë dhe mendoj vetëm për fushën”.

Çfarë do të thotë transferimi te Milani?

“Ardhja në Milano ka një domethënie të madhe për mua. Pioli më shpjegoi projektin në detaje, do të jem gjithmonë i gatshëm”.

Çfarë ndodhi me Cellino?

“Ishte fanella që doja të vishja për një kohë të gjatë. Kam një marrëdhënie të mirë me Cellino, ai e kupton futbollin dhe më kuptonte shumë.

Që nga dita e parë ai më tha që duhet të bëja zgjedhjet e mia dhe e mbajti fjalën e tij. E pyeta presidentin nëse do të mund ta bënte këtë përpjekje ndaj meje. Erdhi të më takonte dhe u tregua një super person. Kur dëgjova Milan, i mbylla derën kujtdo”.

A jeni gati?

“Duam të jemi gati, madje tashmë jemi. Ka një shpirt të madh, të enjten kemi një ndeshje të rëndësishme por ka një dëshirë të madhe për të luajtur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu