Tonali: Ja si shkoi historia me Interin! Ibra merr mbi shpatulla gjithë Milanin

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme gjatë prezantimit si kuqezi, Sandro Tonali iu përgjigj edhe kësaj pyetje që kishte të bënte sigurisht me Interin, por edhe për Ibrahimovic dhe sezonin.

A ishin të vërteta negociatat me Interin?

“Agjenti im negocioi, duke më lënë jashtë këtij biznesi për të mbajtur kokën të lirë dhe për të qenë i qetë në fushë. Kishte shumë besim midis tij dhe meje. Sapo dëgjova për Milanin, ai e dinte për pasionin tim dhe nuk kishte nevojë të bisedonte, ndaj vazhdoi të punonte”.

Cila është receta për kthimin në Champions League?

“Ne duhet të stërvitemi siç po bëjmë, stërvitja është thelbësore. Gjëja më e mirë është të mendojmë ndeshje pas ndeshje dhe të japim gjithçka”

Çfarë bëtë kur dolën lajmet për Milanin?

“Isha në shtëpi, vazhdova ditën në të njëjtën mënyrë, isha shumë i qetë, mbrëmjen e ditës pas, i telefonova agjentin tim me qetësi. Kur mbërritja pata goditje emocionale, sidomos kur u takova me Maldini, por ka kaluar tani”.

Çfarë ndikimi bëri Ibrahimovic tek ju?

“Ai është një nga ata që më goditi më shumë, e admiroja atë në Milano. Është e mrekullueshme të jesh në gjendje të luash me të, ai është një idhull, mund të mbajë të gjithë Milanin në supet e tij dhe t’i çojë drejt fitores. Ai është një person që duhet të merret si shembull”.

Si menaxhohet një sezon si ky?

“Duhet të fitohen ndeshjet me radhë, të mos mendohet për 6/8 muaj. Duke punuar, duke ngritur tullë pas tulle, duke ndërtuar shtëpinë tonë që do të jetë fortesa jonë”.

Si është klima në dhomat e zhveshjes?

“Klima në dhomën e zhveshjes është e qetë, e duam njëri-tjetrin. Tani le të mendojmë për të enjten, atëherë do të ketë kohë për të folur për pjesën tjetër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu