Tonali i telefonon Gattusos përpara transferimit te Milani! Gjesti i madh nga mesfushori

Sandro Tonali pritet në Milano për vizitat mjekësore dhe pasi ka kaluar karantinën që ishte e detyrueshme për mesfushorin italian duke qenë zona e tij një vatër e re infeksioni Covid-19!

Madje, ka edhe zëra se mund të ketë qenë pozitiv dhe ka pritur tamponin e fundit. Megjithatë, akordi është kryer dhe tashmë vetëm vizitat dhe firma në kontratë mungojnë!

Il Milan saluta Inzaghi, Nesta, Gattuso, Van Bommel e Zambrotta | Calcio  Fanpage

Sakaq, përpara se të transferohet te Milani, lojtari italian i ka telefonuar Gennaro Gattusos (sipas “Sky Sport”) dhe i ka marrë leje nëse mund të veshë fanelën me nr.8 kuqezi!

Kujtojmë që Gattuso e ka mbajtur për shumë vite në shpinë dhe Tonali e ka idhull “Rinon”…

Ndërkohë, i vogël, Tonali është stërvitur dhe ka provuar veten edhe me shkollat e futbollit kuqezi në të gjithë Italinë!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu