Sandro Tonali ishte një nga lojtarët më të spikatur në Itali në sezonin e fundit dhe me të drejtë në gjurmët e tij janë vënë skuadra të të mëdha italiane.
Interi, Juventusi dhe Milani e ndjekin atë prej kohësh dhe duan ta marrin në ekipet e tyre respektive, por mesfushori e ka bërë zgjedhjen e tij.
Sipas “Corriere dello Sport”, 20-vjeçari dëshiron të vazhdojë karrierën e tij te Interi dhe i ka kërkuar agjentit të mbyllë marrëveshjen me zikaltërit.
Gjithashtu edhe Interi e ka gati një kontratë 5-vjeçare për lojtarin më një pagë 3.5 milionë euro në sezon, teksa i kanë ofruar Breshias huazim me detyrim blerje në fund të sezonit tjetër.
PANORAMASPORT.AL