TONALI: Gattuso më dha një këshillë të madhe! Për 1 minutë pranova Milanin. Kessie i pabesueshëm

Sandro Tonali është ende në momentin e përshtatjes me Milan aq sa ka marrë edhe kritikat e para, por që lojtari nuk i dëgjon dhe vazhdon të punojë nën urdhërat e Stefano Piolit.

Ndër shumë oferta ka zgjedhur të veshë fanellën kuqezi, për të cilën kishte ëndërruar që i vogël. Mesfushori i ri italian tashmë ka bërë debutimin me “Djallin” si titullar ndaj Crotones, pas sezonit të fundit të shkëlqyer, të luajtur me Brescia. 

Për mikrofonët e DAZN, talenti i kombëtares italiane dhe Milanit foli mbi gjithçka, duke e nisur me situatën e koronavirusit, javët pa futboll, por edhe për Milanin më pas, Ibrahimovic, Kessie dhe të tjerët…

“Po e përjetojmë pandeminë me të gjitha masat e nevojshme, po i respektojmë rregullat. Fokusi është gjithmonë tek ndeshja që do të vijë, duke qenë pjesë e këtij grupi, i cili rilindi pas muajve të fundit, kur ka luajtur me të vërtetë mire. Të jem pjesë e Milanit është vërtet bukur”.

Ndeshja me Rio Aves: “Kemi nevojë për entuziasëm. Duhet të luajmë fort, sepse është ndeshja vendimtare për hyrjen në grupet e Europa League. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, duhet të fitojmë. Kjo është e vetmja gjë që na intereson”.

“Edhe pse skuadrat e tjera ishin afër, lashë agjentin tim të punonte. Kur arriti një propozim me të vërtetë konkret, si ai i Milanit, menaxheri më lajmëroi dhe unë ndërhyra. U desh një minutë, një shkëmbim fjalësh dhe ne të gjithë tashmë ishim kuptuar. Ishte një gjë fantastike, kur u sigurova se do të vija te Milani”.

Gattuso: “Ishte thjesht një telefonatë për t’i kërkuar atij numrin 8, por ishte rasti i duhur për ta njoftuar se do të bëhesha lojtar i Milanit. Gjëja e parë që më tha ishte ta meritoja fanellën e tij të vjetër, si brenda dhe jashtë fushës. Për në fushë, ai më tha të luaja dhe gjithmonë të jepja gjithçka, atë që bëri edhe vetë”.

Një tjetër këshillë kishte të bënte me mënyrën se si duhet të jetonte: “Gattuso më tha të isha antik, pra duke respektuar fushën dhe ambjentin jashtë saj!”.

Ndikimi në “Milanello” ishte gjithashtu pozitiv, duke evidentuar takimin e parë me një monument si Zlatan Ibrahimovic:

“Ai ishte menjëherë pranë meje, në shumë moment. A është Kessie, lideri i dhomës së zhveshjes? Ai është një personazh, është shumë i mirë, mbase është drejtuesi i dhomës së zhveshjes, por nuk e kam parë kurrë kështu. Një person i shkëlqyeshëm, shumë i mirë, lojtar i fortë. Ka gjithçka për t’u bërë një lider i shkëlqyeshëm. Kur e shoh në fushë më duket i palodhur dhe jam i bindur se nëse do të luanim një tjetër ndeshje pas të parës, Kessie do të vraponte njësoj…”.

Në mesfushën e kuqezinjve, Tonali do të duhet të luftojë ende për pozicion titullari: “Gjithmonë duhet të jap maksimumin, pastaj do të mbërrijnë momentet e aktivizimit. Ne jemi katër mesfushorë dhe gjithmonë punojmë mirë, përgatitemi për ndeshjen e radhës. Gjithmonë e provojmë veten gjatë javës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu