Tonali flet si lider: “Nuk rrëzohet Milani! Na dhemb kjo vuajtje, por…”

Sandro Tonali komentoi humbjen 1-0 të pësuar nga Milani në Porto. Një ndeshje shumë e ndryshme nga ajo në Anfield kundër Liverpool:

“Çdo lojë është e ndryshme, çdo ekip që takoni është i ndryshëm dhe duhet të përballeni në mënyra të ndryshme. Sot na mungonte shpirti qe patem ne Anfield ndaj Liverpoolit, nuk ishte ndeshja jonë më e mirë në Champions League.

Ne duhet të vazhdojmë rrugën që kemi nisur para kësaj ndeshje. Nuk shkoi ashtu siç donim, filluam me vështirësi, por në pjesën e parë u treguam si një ekip. Në pjesën e dytë vuajtëm së bashku deri në episodin e golit, prej andej nisi një ‘një lojë tjetër sepse ajo gjë të rendon në kokë.

Ne duhet ta marrim si një mësim tjetër, pas atyre me Liverpoolin dhe gjithashtu me Atleticon, për ta mbajtur atë brenda sepse tani dhemb, por në të ardhmen mund ta bëjë ne mirë”.

Te goli i Diaz, çfarë ndjenje keni pasur në lidhje me kontaktin Taremi-Bennacer?
“Eshtë një episod që dukej si faull nga fusha, nuk e kam parë ende. Eshtë diçka që mendoj se gjyqtari e ka vlerësuar, e përsëris, nuk e kam parë ende, por dukej si faull nga fusha”.

Në planin personal, si i gjykoni ndeshjet e para në Ligën e Kampionëve?
“Liga e Kampionëve më ka dhënë shumë përvojë, mbi të gjitha emocionin e zbritjes në fushës me Milanin në Ligën e Kampionëve. Ne e dimë që udhëtimi ynë nuk ka përfunduar ende, Milani është i aftë të bëjë gjithçka: ne nuk do të rrëzohemi”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu