Tonali “fiton” Milanin. Rritja në krahasim me një vit më parë tregohet nga numrat. Ish-presidenti: “Prisni dhe pak dhe…”

Krahasuar me sezonin e kaluar, rritja e Sandro Tonali me fanellën e Milanit është nën sytë e të gjithëve.

Edicioni i sotëm i Gazzetta dello Sport raporton disa numra të mesfushorit kuqezi në katër ndeshje e para të kampionatit: numri mesatar i topave të luajtur për lojë, për shembull, është dyfishuar praktikisht në krahasim me një vit më parë (nga 37.8 në 66.3) , mundësitë e krijuara janë rritur nga 0.6 në 1.3, driblimi mesatar i suksesshëm është mbi pesë herë më i lartë (nga 0.2 në 1.3), si dhe ai në lidhje me goditjet në portë është përmirësuar ndjeshëm (0.4 në 1.8).

Gazzetta më pas raporton numra të tjerë: mesatarisht 6 rikuperime në lojë, 11.5 vertikalizime dhe 5 gjuajtje.

I intervistuar nga Gazzetta dello Sport, Davide Gatti, president i Lombardia Uno, që është klubi ku u rrit Sandro Tonali, lëshoi ​​këto fjalë për mesfushorin e Milanit:

“Ai kurrë nuk e kursen veten, ka një energji të pashtershme të nxitur nga dëshira e tij e madhe për të mbërritur para të tjerëve.

Dallohej qe atehere dhe unë besoj se e njëjta energji ishte motori i rifillimit të tij me kuqezinjte kete sezon. Unë mendoj se ai është një lojtar i destinuar për gjëra të mëdha, ai do të bëhet një shtyllë e Milanit”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu