Tonali: “Endërroja Kombëtaren. E ardhmja? I kam idetë e qarta”

Një nga protagonistët e padiskutueshëm të Milanit këtë sezon është padyshim Sandro Tonali. Klasa e vitit 2000 ka vendosur të sfidoje veten me kuqezinjtë dhe ekipin kombëtar në këtë sezon shumë të rëndësishëm për karrierën e tij.

Mesfushori u intervistua nga kanalet sociale të FIGC dhe iu përgjigj disa pyetjeve në lidhje me përvojën e tij Azzurri. Këto janë fjalët e tij për fillimet dhe thirrjen e parë me blutë, te ekipet e moshave…

“Kur kam filluar të luaj futboll? Isha 5 vjeç kur fillova të luaja në qytetin e lindjes. E mbaj mend mirë thirrjen e parë në kombëtaren: ishte një moment emocionues. Më pas më 15 nëntor debutova për herë të parë.

E pamundur të harrohet. Për mua bluza blu do të thotë shumë, është ëndrra e çdo fëmije që e do futbollin, që e do kombëtaren, që shpreson ta veshë këtë fanellë një ditë. Është gjëja më e bukur që ekziston në futboll”.

Më pas Tonali foli për objektivat e tij: “Synimet e mia në të ardhmen? Preferoj të mendoj vit pas viti. I kam idetë e qarta, dua të vazhdoj sezon pas sezoni pa menduar për karrierën time”.

Kuqezinu do të luaje një rol kryesor në ndeshjet e kombëtares së Mancinit në këtë pushim dhe kanë çdo synim që ta bindin trajnerin që ta marre në Katar për Kupën e Botës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu