“Tonali duhet mbajtur, do të bëjë karrierë të madhe! Jam i bindur”

Sandro Tonali dhe Milani ende nuk janë zyrtarisht bashkë, edhe pse gjatë këtyre ditëve kontaktet mes Maldinit dhe presidentit të Brescia-s, Cellino, vazhdojnë në mënyrë të pandërprerë për të gjetur zgjidhje.

Edhe pse Brescia bëri një zbritje çmimi te kartoni duke i ulur thuajse 10 mln euro Milanit që tashmë ka për të paguar vetëm 15 mln euro pasi 10 i ka dhënë në sezonin e shkuar, kuqezinjtë duan që të paguajnë vetëm 10 dhe në total 20 për vlerën e Tonalit.

Ndërkohë, Diego Lopez e ka stërvitur Tonalin disa muaj te Brescia. Ish-futbollisti dhe ish-trajneri i Brescia-s, ka folur për të ardhmen e mesfushorit kuqezi.

“Kur një futbollist kalon nga një ekip i vogël në një të madh, ai mund të paguajë shtrenjtë ndryshimin e ambjentit, presionit dhe pritshmërisë…

Ai patjetër që do të bëjë një karrierë të shkëlqyer. Nuk e di nëse në Milano apo diku tjetër. Duhet të gjejë vazhdimësi, nuk është e lehtë.

Milani duhet ta mbajë sepse nëse gjen vazhdimësinë do të shohim gjëra të bukura.

Nuk kam aspak dyshime”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu