Tonali drejt pushimit? Pioli e mendon! Parolo: “Po më habit totalisht sepse…”

Nesër pasdite kundër Spezia, Stefano Pioli duket i gatshëm për t’i dhënë pushim Sandro Tonali, i cili duhet të fillojë nga stoli dhe të lërë hapësirë ​​në fushë për Franck Kessie dhe Ismael Bennacer.

Marco Parolo, ish-futbollist dhe opinionist aktual, u shpreh për DAZN pas Milan-Venezia duke komentuar sidomos proven e mesfushorit Sandro Tonali:

“Tonali ishte i pranishëm kudo, ai i dha intensitet dhe personalitet manovrës. Ai e di kur të godasë topin, kur duhet të niset me shpejtesi: Pioli nuk dëshiron të bëjë pa Sandron dhe ka te drejte! Po me habit totalisht ai lojtar”.

Milani e lodhi Venezia-n në pjesën e parë, duke luajtur dhe mbajtur topin. Leao gjithashtu shumë mirë, veçanërisht në pjesën e parë ai ishte i pandalueshem”.

Edhe Alessandro Matri foli për rritjen e Sandro Tonali: “Vitin e parë ai ndjeu presionin. Unë u ktheva te kuqezinjte pasi luaja në sektorin e të rinjve dhe ndjeva përgjegjësinë që askush nuk më dha!

E njëjta gjë ndodhi me Sandro, i cili erdhi nga një sezon i Serie A te Brescia. Te Milani gjithçka vihet në pikëpyetje, Pioli u tregua i zoti në rritjen e tij dhe faktin qe e aktivizoi qe ne fillim kete sezon”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu