Tomori shkrihet së qeshuri me gazetaren: prononcon emrin e tij të plotë | Video

Oluwafikayomi Oluwadamilola Tomori, i njohur më mirë si Fikayo Tomori, ishte edhe një herë protagonist i një ndeshje të shkëlqyer sot…

Mbrojtësi ishte vendimtar me një pritje në linjë në minutat e fundit të ndeshjes.

Një pritje, me topin e goditur nga Behrami, e cila vlen sa një gol dhe që në fakt shlyen gabimin në shënimin e golit të Mattia Destro (mbrojtësi anglez nuk e mbuloi si duhej)

Qendërmbrojtësi i lindur në Calgary, Kanada, 23 vjet më parë, tani është bërë një idhull për tifozët e Milanit, të cilët do të donin blerjen e tij me çdo kusht, edhe pse kosto është rreth 28 milion euro.

Tomori, sot, u bë protagonist, edhe pas ndeshjes, kur foli me mikrofonat e DAZN.

Mbrojtësi, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, prononcoi – me ftesë të gazetares – emrin e tij shumë të gjatë, për të cilin jemi të sigurt mes tifozëve të Milanit, pakkush do të dijë ta prononcojë pa gabuar…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu