Tomori pret dritën jeshile për t’u nisur drejt Italisë, tifozët e Chelsea-t “masakrojnë” klubin!

Sipas asaj që Claudio Raimondi raporton për SportMediaset në Italia Uno, Milani është afër mbylljes së një blerjeje tjetër në këtë merkato dimri, pikërisht mbrojtësi Fikayo Tomori i cili duhet të mbërrijë te kuqezinjtë si huazim me të drejtën e blerjes.

Lojtari anglez është duke pritur dritën jeshile të largohet dhe të arrijë në Milano për të kryer vizitat mjekësore dhe hedhur firmën në kontratë.

Madje, Pioli do ta donte që në ndeshjen ndaj Atalanta në “San Siro”. Nuk ka kohë për të humbur dhe duhet vepruar shpejt.

Pritet mes mbrëmjes së sotme dhe të nesërmes që nga Londra djaloshi të fluturojë drejt Italisë.

Tomori ka biseduar në telefon me Paolo Maldinin gjatë kësaj kohe dhe mezi pret këtë shans të karrierës, ndërsa ai që e ka këshilluar është Ricky Massara, krahu i djathtë i Maldinit që e donte që përpara 1 viti por nuk ishte e mundur.

Në anën tjetër, tifozët e Chelsea janë revoltuar në rrjetet sociale dhe i kërkojnë klubit të tyre që të heqë opsionin e blerjes nga Milani ose të vendosin riblerje, sepse do të ishte një humbje e madhe.

Madje, pozitat e Lampard te Chelsea po lëkunden pas humbjes së radhës dhe në rast se ky i fundit do të shkarkohej, atëherë trajneri i ri nuk do të kishte mundësitë të shihte në stërvitje Tomorin.

Paolo Maldini tani është bërë i respektuar dhe si drejtor teknik te Milani dhe shumë nga lojtarët që ai synon nga tifozët kundërshtarë shihet si një rrezik për të humbur një element premtues për të ardhmen…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu