Tomori për BBC: E ardhmja? Tani Milan, Chelsea nuk më intereson… Te kuqezinjtë jam i lumtur

Fikayo Tomori, mbrojtësi i Milan në huazim nga Chelsea, u intervistua nga BBC. Këto janë deklaratat e tij, duke filluar me problemin e fyerjeve raciste nga tifozët në mediat sociale (javët e fundit shënjestrat kanë qenë Martial i United dhe Rudiger dhe James i Chelsea):

“Me median sociale lehtësisht të arritshme nga të gjithë, një person mund të krijojë me lehtësi një llogari false në 5 minuta dhe fillojë të hedhë fyerje raciste mbase sepse dikush bëri një gabim gjatë lojës.

Risultato immagini per tomori milan

Platformat sociale si Instagram, Facebook, Twitter etj nuk duhet ta bëjnë diçka të tillë kaq të lehtë, duke ndaluar disa fjalë ose çfarëdo që duhet për të ndaluar këtë gjë.

Ne mund të flasim vetëm për këtë aq shumë por pa zgjidhje nuk kemi gjë në dorë. Në Premier League, pasi u kthyem në fushë, para çdo ndeshje u gjunjëzuam si një gjest anti-racist (në kujtim të George Floyd, megjithatë tre apo katër muaj më vonë ka akoma ata që vuajnë racist fyerjet në rrjetet sociale.

Risultato immagini per tomori milan

Të gjithë e dinë se është e gabuar. Unë mendoj se duhet të edukojmë njerëzit që të ekspozohen dhe të tregojnë se është gabim, duke ndëshkuar ata që vazhdojnë të bëjnë këto gjëra të gabuara. Kush vjedh nga banka, atëherë dënohet. Nëse dikush është racist, ai ende duhet të dënohet”.

Për të ardhmen e tij, duke llogaritur që Milani mund të ushtrojë të drejtën e blerjes, Tomori tha: “Është në dorën e dy klubeve që të vendosin. Largimi i Lampard? Që kur u bashkova me Milanin, mendoj vetëm për Milanin. Ajo që ndodh në Chelsea qëndron te Chelsea”.

Për objektivat: “Unë jam vërtet i stimuluar dhe i ngazëllyer për atë që po bëjmë te Milani dhe për finalen e sezonit. Të jesh në një klub historik si ky për të luftuar për krye të tabelës … Në fund të sezonit shpresoj të jem në gjendje të festoj Scudetto dhe tw thwrritem nga Anglia për Kampionatin Evropian.

Por në futboll duhet të shkosh hap pas hapi, nuk mund të shkosh shumë larg në të menduarit. Çdo ndeshje është një mundësi për të përmirësuar dhe treguar, shpresojmë të vazhdojmë ta bëjmë këtë .

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu