Tomori-Milan, e kryer! Elliott jep “ok”, Chelsea dorëzohet. Kontrata e anglezit dhe detajet

Milani kohët e fundit ka punuar me Chelsea për të përcaktuar blerjen e Fikayo Tomori, mbrojtësi anglez i cili arriti në janar në huazim me të drejtën e shpengimit.

Sipas asaj që u mësua nga MilanNews.it, puna e menaxhmentit kuqezi prodhoi një marrëveshje me Blues për rreth 28 milion euro.

Lojtari do të jetë me Milanin edhe në vitet e ardhshme. Kjo është goditja e dytë për klubin pas ardhjes së Mike Maignan në portë.

Njoftimi i klubit në orët e ardhshme do të bëjë zyrtare gjithccka edhe sa i përket klubit.

Milani ka gjetur edhe akordin me vetë Tomorin për rrogën dhe për vitet e firmës që do të jenë praktikisht 5 vite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu