Tomori: Maignan na befasoi në dhomat e zhveshjes!

Fikayo Tomori, mbrojtësi kuqezi, komentoi për MilanTV ndeshjen miqësore midis Valencia dhe Milan, e cila u mbyll me suksesin e ekipit iberik pas penalltive.

“Të vjen keq që nuk arritëm të fitonim në penallti, por qëllimi i para-sezonit është të futemi në formë.

Ne luajtëm kundër një ekipi të mirë. Dhe është mirë të shohësh tifozët përsëri në stadium.

Ne jemi mirë, nuk pati lëndime dhe kjo është pozitive. Real Madrid na pret tani, është një ndeshje e vështirë, por do të jetë një tjetër mundësi për të gjetur ritmin e lojës”.

Për momentin personal: “Unë jam mirë, kam qëndruar në formë. Jam gati për sezonin e ri, jam energjik. Do të luaj sezonin tim të parë plotësisht dhe jam i lumtur, të gjithë janë. Unë jam vërtet mirë, shpresoj të vazhdoj kështu”.

Për afrimet e reja: “Ata po integrohen mirë. Unë mendoj se gjuha ka ndihmuar sepse kemi shumë francez, kështu që të gjithë mund të flasin dhe të ndihmojnë njëri-tjetrin në përkthime.

Ata po mësojnë italisht. Do t’iu tregoj një sekret: Maignan në dhomat e zhveshjes po thoshte se si duhet te pozicionohemi ne goditjet standarte dhe e beri ne gjuhen italiane. Kjo na befasoi pak.

Kjo është gje mirë për grupin, e mirë për moralin dhe jam i sigurt se do të bashkohemi gjithnjë e më shumë me kalimin e sezonit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu