Tomori ia dedikon tifozëve suksesin: Dhuratë për ata! Nuk isha mësuar kurrë…

Fikayo Tomori luajti një ndeshje të mrekullueshme dje kundër Juventusit. Përveç performancës së shkëlqyer mbrojtëse, mbrojtësi anglez me origjinë kanadeze do të gjente edhe gëzimin e parë personal me kuqezinjtë (goli i parë që kur ka ardhur në janar)

Një goditje e bukur me kokë brenda zone pas krosimit të Hakan Calhanoglu.

Mbrojtësi anglez foli për këtë dhe çështje të tjera në Milan TV pas ndeshjes.

“Ishte një natë e veçantë për golin. Por mbi të gjitha për fitoren ndaj Juventusit. Të gjithë jemi shumë të lumtur”.

Mg Torino 09/05/2021 – campionato di calcio serie A / Juventus-Milan / foto Matteo Gribaudi/ Image nella foto: esultanza gol Fikayo Tomori PUBLICATIONxNOTxINxITA

Për praninë e tifozëve dje mëngjes në Milanello: “Unë nuk isha mësuar të shihja diçka të tillë. Ajo atmosferë më befasoi dhe më inkurajoi, jo vetëm mua, por të gjithë grupin. Ishte e trishtë t’i shihje atje dhe të mos mund t’i kishe në stadium, por kjo fitore është një dhuratë për ta”.

Kalendari dhe objektivi Champions League: “Përqendrimi tani shkon në ndeshjen kundër Torinos. Sigurisht që jemi të kënaqur me këtë ndeshje dhe kjo na jep një avantazh. Por ne tashmë jemi projektuar në garat e ardhshme sepse kemi kundërshtarë të fortë për t’u përballur”.

Kujtojmë që Tomori që kur ka ardhur ka luajtur deri tani 14 ndeshje duke ulur në stol kapitenin titullar Alessio Romagnoli, që edhe dje ndaj Juventusit e ndoqi ndeshjen nga pankina.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu