Tomori i inatosur me rezultatin por i lumtur me golin jashtë fushe! “Gënjeshtër, meritonim fitore”

Një paraqitje e mirë për Milan sonte kundër Manchester United. Kuqezinjtë bsolutisht e merituan barazimin e marrë në fund. Në të vërtetë, mëkat që doli 1-1, duke qenë se Milani ishte shumë më i mirë në lojë se Djajtë e Kuq të Solskjaer.

Çdo repart i Pioli bëri punën e tij sonte. Edhe mbrojtja, pa kapitenin e saj Alessio Romagnoli, bëri mirë.

Mbrojtësi anglez Fikayo Tomori u intervistua menjëherë pas Manchester United-Milan nga mikrofonat Sky Sport. Këto janë deklaratat:

“Ne jemi shumë të lumtur, rezultati i marrë është një rezultat i shkëlqyeshëm. Ne shënuam një gol jashtë fushe. Gjithashtu e merituam fitoren për atë që bëmë por jemi të lumtur”.

Për golin e Kjaer: “Ishte e rëndësishme të shënonim jashtë fushe, por nuk meritonim asgjë më pak. Mendoj se edhe ne mund të kishim fituar siç e kam thënë tashmë. Duket pak si rezultat gënjeshtër”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu