Tomori dhe aftësia për t’u gjendur gati: çfarë goditje për Milanin! Maldini kishte nuhatur drejtë?

“Forca djema. i lumtur që bëra debutimin tim si titullar për këtë ekip dhe madje edhe më i lumtur për tre pikët”…

Pasi u fut në derbin ndaj Interit në Kupën e Italisë dhe kjo paraqitje e parë kuqezi u shënua nga një performancë e mirë por jo në rezultat, Fikayo Tomori më në fund ka debutuar nga minuta e parë dhe gëzimin e ka shpërndarë edhe në rrjetet sociale.

Shumë komplimente për anglezin, madje edhe nga ish-shokë ekipi por sidomos Nigel De Jong, ish-futbollisti kuqezi që nuk humbet kurrë asnjë ndeshje të Milanit.

Ka shumë rregulla të pashkruara për të luajtur në nivele të larta: përkushtimi dhe cilësitë janë themelore, të dish të përshtatesh është një prerogativë e rëndësishme, por aftësia për të qenë i gatshëm është një dhuratë e rrallë.

Ata që dinë të shfrytëzojnë rastin e tyre janë të destinuar të jenë protagonistë dhe të fitojnë besimin e ekipit dhe mjedisit.

Në këtë kuptim, performanca e Fikayo Tomori është shumë e mbarë dhe vërteton mirësinë e një blerjeje që mund të jetë e dobishme për Milanin.

Në debutimin e tij si titullar dhe një javë pas mbërritjes së tij te Milani, anglezi ofroi një paraqitje të rëndësishme dhe ishte në gjendje të bënte një ndikim në ekip dhe në fitoren në fushën e Bolonjës.

Vjen nga kampionati anglez, 123 ditë pas ndeshjes së fundit si titullar dhe vendosja në fushë një mënyrë kaq të rëndësishme nuk është cilësi e të gjithëve.

Këto cilësi “thonë” që Tomori mund të përfaqësojë një element të rëndësishëm për prapavijën kuqezi. Nëse në minutat e luajtura me Interin ai kishte mahnitur me forcën fizike të lojtarit anglez, në ndeshjen kundër Bologna-s shpejtësia e tij në ndjekjen e sulmuesve ishte vendimtare.

Në duelet fizike me Barrow, Tomori befasoi nga koha në parashikimin e lëvizjeve të kundërshtarit dhe nga presioni i vazhdueshëm ndaj atyre që mbanin topin.

Mbrojtësi modern është çelësi i suksesit në ditët e sotme dhe fakti që Paolo Maldini e zgjodhi do të thotë shumë.

 “Ai është një djalë që mund të bëjë ndryshimin fizikisht, ka aftësinë të sulmojë dhe të mbrojë në një mbrojtje me katër”, pati thënë legjenda kuqezi kur e përkufizoi mbrojtësin e ri por me prespektivë…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu