Pasi ka mbyllur me Tonali dhe ka zyrtarizuar Diaz, Milani vazhdon plotësimin e organikës dhe është pranë akordit me Chelsea për rikthimin e Bakayoko!
Por është një djalosh që po çmend tifozët nga kurioziteti dhe që ëndërron shpërthimin te ekipi kuqezi sa më shpejt!
I lindur në Trieste, i rritur te të rinjtë e Milanit, është një nga profilet më interesante dhe premtuese italiane, aq sa Maldini & Co i rinovuan kontratën deri në vitin 2025 pasi besojnë te djaloshi!
Pas moshave kuqezi, shkoi në huazim te Ternana dhe më pas te Pordenone, ku sezonin e shkuar arriti playoff që humbi ndaj Frosinone.
Bilanci: 5 gola dhe 4 asist në 31 ndeshje dhe i përzgjedhur nga tifozët në “top 11” formacionin më të mirë të Serie B sezonin e shkuar.
Tani është kthyer në Milano dhe do të provojë shanset e tij. Pioli është kurioz ta shohë në fushë, ashtu si edhe tifozët. Mesfushor qendre ose në krah te mesfusha me 3, djaloshi pritet në aksion!