Tomiyasu, japonezi të cilit i thur elozhe Bergomi dhe eksperti i merkatos së Bologna-s peshkoi në Belgjikë!

Milani ka hedhur grepat te japonezi i Bologna-s, Tomiyasu, që skuadra emiiane bleu verën e shkuar në Belgjikë për 9 mln euro. Kuqezinjtë ofrojnë 15 mln euro dhe bonuse, Bologna do 25 përfshirë bonuset.

Bisedimet vazhdojnë, teksa Giuseppe Bergomi, i cili foli për Sky Sport, u ndal te Tomiyasu, për të cilin Bologna i kërkon Milanit 25 milion: “I vlen të gjitha, më pëlqen shumë. Do të ishte perfekte për mbrojtjen e Interit. Më pëlqen jashtë mase. Ai është gjithmonë i kujdesshëm, gjithashtu mund të luajë në të djathtë”.

PROFILI I JAPONEZIT

Drejtorit Sportiv Walter Sabatini ka qenë gjithmonë sinonim i goditjeve në merkato kryesisht me lojtarët e rinj dhe të së ardhmes.

Në fakt, verën e shkuar klubi i Bologna-s i besoi ish-drejtorit të Palermos dhe Roma-s, duke zyrtarizuar blerjen e Takehiro Tomiyasu, mbrojtës qendror i ekipit kombëtar japonez.

Lojtari japonez, pas dy sezoneve të kaluara në shtëpi në radhët e Avispa Fukoka, kishte mbërritur në Belgjikë, te Sint-Truiden në Janar 2018.

Në Belgjikën, Jupiler Pro League ai luajti 38 ndeshje, madje duke shënuar një gol. Me Japoninë ka luajtur 19 ndeshje dhe ka shënuar edhe 1 gol.

Karakteristikat teknike

Tomiyasu luan në qendër dhe në krah. i gjatë 188 cm, peshon 84 kg. Nga pikëpamja fizike rezulton të jetë plotësisht e strukturuar. Japonezi është një mbrojtës qendror, shumë inteligjent nga pikëpamja taktike, i përsosur në një mbrojtje me 4. por ai gjithashtu mund të thotë fjalën e tij me 3.

Si mbrojtës qendror, është i shpejtë, reaktiv dhe i aftë në lexim (që e lejon atë të jetë i mirë në paraprijë) dhe në ndërtim e aksionit. i talentuar me personalitet të mirë, luan me të dy këmbët, i disiplinuar nga ana taktike. Fuqia e tij fizike dhe centimetrat e tij e bëjnë atë të rrezikshëm në lojën ajrore.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu