Milani ka zgjedhur goditjen në mbrojtje për merkaton e transferimeve dimërore. Siç raportohet nga Tuttomercatoëeb, kuqezinjtë janë më afër Simakan.
Negociatat filluan në ditën e fundit të merkatos verore: kuqezinjtë madje dërguan edhe avion privat dhe prisnin përgjigjen e Strasbourg që u tërhoq në fund duke kërkuar 20 mln euro në vend të 13 mln eurove që ofruan kuqezinjtë.
Marrëveshja nuk u bë për arsye kohe, por tani Maldini duket se ka vendosur të shkojë deri në fund.

Ka pasur hapa të rëndësishëm përpara në negociata: vlerësimi i lojtarit është 20 milion euro, Milani ofron 15 dhe ka shanse të mëdha për të arritur një tym të bardhë.
Sa i përket djalit, marrëveshja ekziston prej disa kohësh: një kontratë 5-vjeçare është gati për të në shifra ende të panjohura.
Nuk ka asnjë shtrëngim duarsh me Strasburgun, i cili vazhdon të kërkojë 5 milion më shumë. Sidoqoftë, një marrëveshje mund të arrihet shpejt.
Gjëja e rëndësishme, megjithatë, është që Milani duket se ka vendosur cilin të marrë në mbrojtje.
Natyrisht, dihet se edhe dy emra të tjerë janë në listë dhe një tjetër profil i pëlqyer mbetet Ozan Kabak i Schalke.