TMW – Milani i hedh sytë sulmuesit të Napolit, por pengesa quhet Luciano Spalletti!

Milani duhet t’i japë Stefano Pioli një përforcim për krahun e djathtë.

Me Samu Castillejo jashtë projektit tekniko-taktik (Real Betis është klubi më i interesuar për spanjollin) nevojitet një zëvendësues i cili gjithashtu mund të luajë si titullar.

Një profil i mirë që di të japë asist dhe të shënojë. Vetëm Alexis Saelemaekers nuk mund të mjaftojë dhe Milani është në punë dhe po heton profile të ndryshme.

Përveç pistave të huaja, të cilat mbajnë emrat e Ikonè dhe Adli, ky i fundit tani afër Lille, Maldini dhe Massara po shikojnë edhe kampionatin italian.

Profili më interesant, për të cilin është biseduar këtë mëngjes, është ai i Domenico Berardi.

Futbollisti i impenjuar aktualisht në Europian me ekipin e Mancinit sapo është kthyer nga një sezon fantastik me Sassuolo-n e tij dhe performancat e tij po vazhdojnë edhe në ekipin kombëtar.

Pengesë është kryesisht kostoja e kartonit të tij, e vlerësuar në 40 milion euro nga klubi.

Milani, për të arritur në Berardi, mund të përpiqet të fusë disa homologë të tij teknikë si Colombo dhe Caldara, të dy duke kërkuar një klub në të cilin të gjejnë hapësirë.

Por kini kujdes, sepse përveç Domenico Berardi, klubi kuqezi po heton një profil tjetër italian që luan në Serie A.

Tutto Mercato Ëeb ka shkruajtur sot se Milani do të ishte në gjurmët e Matteo Politano, anësori i djathtë aktualisht te Napoli.

Italiani sigurisht që është një profil cilësor dhe zotëron ato karakteristika të kërkuara shumë nga kuqezinjtë.

Por, në të gjithë këtë interesim, ka edhe një pengesë jo të lehtë dhe nuk është çmimi: mban emrin e Luciano Spalletti, trajnerit të ri të Napolit, i cili e konsideron të paprekshëm.

Në të vërtetë, kur trajneri u ul në tryezë me klubin Napolitan për të vendosur për ardhjen e tij në stolin blu, ai bëri një kërkesë të shprehur për të mbajtur Matteo Politano në ekip.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu