TMW: Levizje surprize e Gazidis. Pergatit oferten e pare per Depay

Synimi per kuqezinjte gjate merkatos se veres do te ishte holandezi Memphis Depay pasi kane ardhur sinjale pozitive nga Franca. Lojtarit i skadon kontrata ne qershor te 2021 dhe nuk ka ndermend te rinovoje, faktor ky i rendesishem ne uljen e vleres se kartonit te tij. Nga 50 milion qe ishte, tashme çmimi per blerjen e sulmuesit eshte i perballueshem.

Siç raporton TuttoMercatoWeb, Milani ka filluar kontaktet e para. Ivan Gazidis ka pergatitur nje oferte, 20 milion euro plus nje perqindje nga nje rishitje e mundshme ne te ardhmen. Shume shpejt Presidenti Aulas do te marre ne konsiderate oferten e kuqezinjve.

Emri i Depay-t eshte lidhur vazhdimisht me djallin ne te kaluaren. Tani, me nje vit kontrate te mbetur dhe deshira e pakte per te qendruar ne France, do te bejne qe fati i Hollandezit te jete diku tjeter. Milani po e kerkon ate, por me siguri nuk do te jete skuadra e vetme e interesuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu