Tjetër zë i ngritur: Dënoni Milan, Inter dhe Juventus! Pasojat e tyre…

Codacons ka vendosur të kërkojë ndëshkime kundër Milanit, Juventusit dhe Interit pavarësisht se projekti i Superligës tani është mbyllur.

Koordinimi i Shoqatave për Mbrojtjen e Mjedisit dhe të Drejtave të Përdoruesve dhe Konsumatorëve ka lëshuar një deklaratë zyrtare për të përcaktuar arsyet e tyre mbi çështjen e diskutuar:

“Projekti Super League duket se ka përfunduar, por lë pas vetes pasoja për tifozët dhe investitorët dhe dëmtime për të cilat klubet tani do të duhet të përgjigjen.

Serioziteti i sjelljes së Juventusit, Milanit dhe Interit nuk mund të mbetet pa u ndëshkuar dhe duhet të çojë në penalitete dhe ndëshkime për tre skuadrat në të gjitha turnetë italiane dhe evropiane, ku do të jenë të pranishme tre klubet.

Në këtë kuptim, institucionet sportive kombëtare dhe të BE-së duhet të marrin masa për të studiuar masa në përpjesëtim me shkeljet e kryera nga klubet sportive”.

Codacons është i bindur se Milani, Juventusi dhe Interi duhet të vuajnë pasoja për atë që ndodhi.

Por nuk ka gjasa që do të ndërmerret ndonjë veprim kundër tre ekipeve të mëdha të Serisë A.

Zhvillimet priten në ditët në vijim, por  asgjë nuk do të ndodhë siç ka ndodhur shumë herë kur Codacons ka bërë kërkesa.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu