“Titullin e fiton Interi, nuk kam dyshime! Milani? Po kapi top 4 ka bërë mrekulli”

“Interi do të fitojë kampionatin, ata kanë grupin më të fortë dhe stërviten nga trajneri më i mirë në kampionat. Një vlerë e shtuar që mund të rezultojë vendimtare”.

Antonio Cassano, i cili foli për garën e Scudetto në La Gazzetta dello Sport, mendon kështu! Sakaq, kur e pyesin për ish-ekipin e tij, Milanin, vazhdon të mos mendojë se është e aftë të qëndrojë aty lartë.

“Dyshoj se Milani mund të vazhdojë me ritmin që kanë mbajtur deri tani. Nëse arrijnë në top 4, ata do të kenë bërë një kryevepër”.

“Ekipi outsider do të jetë Atalanta, për sa kohë që rikuperon Ilicic 100%. Në atë pikë do të jetë problem për të gjithë që të përballen me ta dhe t’i mundin. Tani ata janë pak më të lexueshëm”.

Ndryshe nga Cassano e mendon Beppe Bergomi, legjenda e Interit dhe futbollit italian.

“Lufta për titull? Sot është shumë e vështirë të bësh një parashikim. Krahasuar me vitet e fundit, hendeku midis Juventusit dhe të tjerëve është ngushtuar dhe gara për Scudetto do të shohë më shumë skuadra të përfshira.

Juventusi është mësuar të fitojë, por Interi duhet të besojë: them Inter. Milani do të mbajë deri në fund dhe unë e kam thënë këtë prej disa kohësh kur ende nuk fliste askush”

Pioli bëri një punë të shkëlqyeshme, mjedisi është i ngarkuar dhe i bindur. Ibrahimovic që bën diferencën”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu