Tifozët “masakrojnë Castillejo, Maldini i telefonon agjentit të Ilicic

Stefano Pioli edhe një herë i besoi Samu Castillejo si titullar në krah të djathtë të sulmit.

Lojtari spanjoll në fushë për 74 minuta, kundër Sampdoria të Claudio Ranieri, u përpoq jo pak për të dhënë kontributin e tij, por nuk mjaftoi aspak!

Sidomos në pjesën e parë, ku prova e tij u njollos nga shumë gabime, madje edhe në vendosje taktike.

Sezoni për ish-lojtarin e Villarreal është konfirmuar si zhgënjyes. Castillejo ka luajtur 24 ndeshje në Serie A, duke arritur të shënojë vetëm një herë.

Asnjë asist! Më mirë në Europa League, ka realizuar dy gola dhe dy asist.

Testi, kundër Sampdoria, me të vërtetë për t’u harruar, i bëri shumë të zemëruar tifozët, të cilët e sulmuan në rrjetet sociale. Castillejo përfundoi menjëherë në trend në Twitter.

Nuk është sekret që Milani do të përpiqet të përmirësojë korsinë e djathtë në verë.

Duhet cilësi dhe mbi të gjitha gola dhe asist, të cilat as Saelemaekers nuk mund t’i garantojë.

Kthimi i mundshëm i Castillejo në Spanjë, me Milanin që shpreson të mbledhë një shumë afër 7-8 milion euro.

Këto orë po flitet për Ilicic dhe Gianluca di Marzio sot këmbënguli se një kontakt mes Maldinit dhe agjentit të sllovenit është zhvilluar ndaj edhe priten risi në fund të sezonit.

Por, ka edhe emra të tjerë që ndiqen si Thauvin i Marseille dhe Ikone i Lille.

Një ide e fundit, edhe një herë pa kosto, çon tek Lucas Vazquez, i cili ka vendosur të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, por konkurrenca, nga Bayern Munchen dhe Chelsea, është me të vërtetë e rëndësishme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu