“Tick Tock Tick Tock”… Mesazhi i Ibrahimovic lumturon tifozët e Milanit!

Zlatan Ibrahimovic mezi po pret të rikthehet në fushë… Objektivi i tij është të japë sa më shpejt kontributin teksa ka munguar që prej ndeshjes së fundit të luajtur dhe ku shënoi dy gola (Napoli-Milan 1-3)

Praktikisht vetëm 6 ndeshje në Serie A për suedezin, në 15 javë kampionat. Nëntë mungesa nga dëmtimet dhe Covid-19. Për Zlatan koha e rikthimit po afron, aq sa sot publikoi një video duke u stërvitur në Milanello veçmas, duke shtuar një mesazh “Tick tock tick tock”.

Referim i qartë i zhurmës së akrepave të orës së kthimit të tij në fushë, dukshëm më afër sesa mund të mendohej në orët e fundit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu