TIAGO SILVA: S’KAM FIRMOSUR ASKUND. TË JETË SINJAL PËR TRANSFERIM TE MILANI?

Kapiteni i Paris Saint-Germainit, Thiago Silva, ka konfirmuar se e ka zhvilluar ndeshjen e fundit për kampionin francez.

Qendërmbrojtësi brazilian kërkohet nga Chelsea dhe Fiorentina, ndërsa në një prononcim për Sky Sport Italia ka deklaruar se akoma nuk ka asgjë konkrete.

“Ishte ndeshja ime e fundit për Paris Saint-Germainin”, ka thënë Silva duke iu referuar finales së Ligës së Kampionëve, të cilën skuadra e tij e humbi nga Bayern Munich.

“Jam shumë i lumtur me tetë vitet e mia në Paris, kam ëndërruar për Ligën e Kampionëve. Kam dhënë gjithçka, por tani duhet të kërkoj një ekip të ri”.

“Agjenti im po bisedon me Fiorentinan dhe klubet tjera, por asnjë nuk është nënshkruar akoma. Nesër ose pasnesër, do t’i mësoj ofertat dhe do ta marr vendimin më të mirë për mua dhe familjen time”, ka shtuar 35-vjeçari.

Ndërkohë, Sky Sports ka raportuar se Silva është shumë pranë që të arrijë marrëveshje me Chelsean.

Gjithashtu aludohet se vonesa e nënshkrimit mund të jetë një sinjal për një transferim te Milani.

Dihet tashmë dashuri e brazilianit për ngjyrat kuqezi, ku më parë edhe i është vetëofruar klubit ku u bë I suksesshëm.

Në ditët në vazhdim do të shohim se cila do të jetë rruga e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu