Tiago Silva? Një skuadër italiane kërkon ish-mbrojtësin kuqezi

E ardhmja e Thiago Silva-s nuk do të jetë Paris Saint-Germain, ku ka zbritur që në 2012 dhe është bërë kapiten.

Braziliani ka fituar të gjithë trofetë nacionalë disa herë, por në përfundim të edicionit 2019/2020 të Champions League do të lërë Parisin.

Kontrata e tij në skadencë nuk do të rinovohet.

Mbrojtësi ekspert brazilian po sheh përreth për një skuader të re.

Ofertat nuk i mungojnë.

Edhe pse është gati 36 vjeç, mbetet një lojtar akoma me nivel të mirë dhe mund të gjejë një sistemim shumë të mirë.

Në muajt e shkuar është përfolur për një kthim të mundshëm tek Milan, në vazhdim të asaj çfarë bëri Zlatan Ibrahimovic, por pista duket se është ftohur.

Një interesim ka edhe nga Fiorentina, por në orët e fundit doli hipoteza e Lazios, shkruan Il Messaggero

Skuadra e Simone Inzaghi në sezonin e ardhshëm luan në Champions League dhe një ekspert si Thiago Silva do të bënte punë.

Problemi i marrëveshjes është paga, duke qenë se ish milanisti tek PSG ka marrë rreth 10 milionë euro neto në këto sezone.

Hapur mbetet edhe pista Everton, ku është Carlo Ancelotti si trajner.

Të dy kanë punuar së bashku si në Milano ashtu edhe në Paris, raportet janë shumë të mira.

Është e vërtetë se Everton nuk do të shkojë as në Champions as në Europa League, por mund t’i propozojnë një rrogë tëmajme Thiago Silva-s./milanclubalbania.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu