THUAJSE ZYRTARE! Milani heq dorë nga Super League. Gazetari raporton lajmin: “Ja gjoba që i ka vendosur UEFA…”

Rob Harris, reporteri i Associated Press, zbulon se nëntë nga dymbëdhjetë themeluesit e Super League kanë arritur një marrëveshje ekonomike me UEFA që do t’i japë fund të gjitha armiqësive, duke përfshirë proceset gjyqësore të mundshme, nga organi evropian kundër tyre.

Arsenal, Chelsea, Liverpool, Manchester United, Manchester City, Tottenham, Atletico Madrid, AC Milan dhe Inter kanë pranuar një ulje prej 5% të të ardhurave të tyre Evropiane për sezonin e ardhshëm dhe kanë garantuar që ata janë plotësisht të përfshirë dhe të përkushtuar në planin e reformës e cila do të përfshijë garat e UEFA-s duke filluar nga viti 2024.

Sipas burimit, heqja dorë nga nëntë klubet e Super League do të jetë zyrtare, aq sa klubet kanë rënë dakord të paguajnë gjobë prej 100 milion euro nëse ata luajnë në një konkurs të paautorizuar dhe prej 50 milion eurosh nëse do të thyejnë angazhime të tjera të bëra me UEFA.

Sakaq, Juventus, Real Madrid dhe Barcelona nuk kanë rënë dakord të “kthehen mbrapsht” dhe tani do të përballen me masa disiplinore nga UEFA, por edhe gjobitje, sigurisht më shumë sesa gjoba e vendosur për ata që heqin dorë zyrtarisht nga përbërja e konkursit të ri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu