“Thiago Silva më foli për Tomorin kur sapo mbërriti te Chelsea. Erdhi në janar dhe uli në stol Romagnoli, kapitenin prej 5 vitesh!”

Performanca e shkëlqyer e Fikayo Tomori mahniti të gjithë në përballjen ndaj Roma-s, madje edhe vetë drejtuesit Maldini dhe Massara që kanë nisur kontaktet me Chelsea për të negociuar ndonjë ulje çmimi të mundshme.

Jo më kot drejtuesit bënë një luftë me Chelsea për të arritur të opsioni i blerjes dhe blutë vendosën këtë shifër të lartë rreth 28 mln euro për të mos humbur totalisht kontrollin ose përfituar mirë në këtë marrëveshje.

Nga transferimet e janarit, Tomori ishte i fundit, por deri tani më kualitativi. Në fakt, Mandzukic është i dëmtuar dhe në ato pak minuta që ka luajtur ska lënë gjurmë, ndërsa Meite ende duket as mish dhe as peshk…

Tomori vlerësohet shumë te Milani. 23-vjeçari është një element i çmuar që klubi do të donte të përqendrohej për të ardhmen.

Blerja e Tomorit me siguri do të ishte një goditje e rëndësishme nga Milano. Antonio Cassano është gjithashtu i kësaj ideje, duke folur për Bobo TV, ai u shpreh si vijon për qendrën angleze:

“Do t’iu tregoj një prapaskenë mbi Tomori! Kur Thiago Silva shkoi te Chelsea, bisedova në telefon dhe e pyeta përgjithësisht se çfarë skuadre gjeti… Më tha: Anto, këtu është një futbollist me cilësi të jashtëzakonshme. Quhet Tomori, kije parasysh sepse po ta them tani.

Kishte të drejtë Thiago. Tomori e fitoi vendin duke nxjerrë kapitenin e Milanit jashtë, duke e ulur në stol. Mund t’iu duket si diçka e vogël, por është e madhe.

Që të ulësh në stol kapitenin e Milanit prej pesë vitesh duhet të jesh një futbollist i fortë. Në filim mendoja se Ibra ishte lideri i vetëm i Milanit, por nuk është kështu, tani të gjithë kanë rrugë që ndjekin dhe trajneri Stefano Pioli është bërë një njeri i madh. Ai ka meritat kryesore, sepse ekipi luan i bindur në idetë e lojës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu