Theo Hernandez është gjithmonë e më shumë i rëndësishëm për Milanin e Stefano Piolit, duke pasur rol kyç si Kjaer në mbrojtje, Donnarumma në portë, Kessie-Bennacer në mesfushë dhe Ibrahimovic në sulm, pa harruar Rebic dhe sidomos Calhanoglu.
Në fund të ndeshjes midis Milanit dhe Spezia, kanalet sociale kuqezi u kërkuan tifozëve të votonin për MVP të ndeshjes dhe zgjedhja ishte mes Theo Hernandez, Leao dhe Calhanoglu.

Pikërisht francezi u përzgjodh si më i miri.
Siç raporton Opta, me golin e shënuar dje kundër Spezia, Theo është mbrojtësi më i ri që ka shënuar të paktën shtatë gola që nga sezoni i kaluar në top-5 ligat evropiane!
Por, pavarësisht kësaj, vazhdon të mos grumbullohet nga Didier Deschamps te Franca.

Autor i një shfaqje të shkëlqyer, Theo Hernandez foli në profilin e tij në Instagram në mënyrë të diskutueshme kundër Francës. Mbrojtësi, në veçanti, provokoi listën e Francës për mos thirrjen e tij, duke shkruar: “Unë nuk e kuptoj, po ti?”