“Theo si tren, ashtu i duam lojtarët! Nuk e kuptuam kurrë se si na hapën rrugën… Bravo Maldini”

Në intervistën e dhënë sot për mediat franceze, shefi i skautingut kuqezi, Moncada, u ndal sidomos edhe te blerja e Theo Hernandez, duke rrëfyer disa prapaskena..

“Ai është një lojtar që ne e njohim nga U17/U19 e Atletico Madrid. Ishte një punë që zgjati 4-5 vjet.

Dhe mundësia për ta kapur erdhi kur ai ishte pak në telashe te Real Madrid, i cili sapo kishte marrë Ferland Mendy.

Ne i kishim parë paraqitjet e tij, paraqitjen dhe rritjen te Real Sociedad në huazim, madje kishim biseduar me agjentin e tij.

La bombe Zoe Cristofoli s'enflamme pour son chérie Theo Hernandez ! -  Sport.fr

Theo është një tren. Ai shkatërron të gjithë krahun e majtë. Në futbollin e sotëm mbrojtësit e plotë janë të tillë dhe ne i duam ashtu.

Mbrojtësi modern në një ekip të shkëlqyeshëm duhet të jetë një tren, të vrapojë shumë, si i çmendur.

Ne tashmë e kemi ndjekur atë te Atletico Madrid, pastaj te Real Madrid, pastaj ai shkoi në huazim te Real Sociedad dhe unë thashë me vete: por si është e mundur që askush të mos e dallojë?!

Dhe e vërteta është se ne nuk kishim shumë konkurrencë kur e morëm atë. Paolo Maldini bëri një punë të shkëlqyeshme, ai foli me drejtuesit e Real Madrid dhe me Theo”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu