Theo ndryshon model flokësh, rilidhet me Zoe dhe mbushet me tatuazhe, tifozët: “Po premtimin ku e ke?!”

Theo Hernandez vazhdon të shijojë pushimet që do të jenë deri në datën 8 korrik kur nis grumbullimi i Milanit.

Ndërkohë, lajmi që është bërë viral është lidhja sërish dhe ribashkimi me Zoe Cristofoli, ish e fejuara e tij me të cilën ishte ndarë këto 3 muajt e fundit.

Çifti po kalon pushimet bashkë në Spanjë, ndërsa Theo ka ndryshuar edhe look teksa ka mbushur edhe gjithë trupin me tatuazhe tashmë…

Por, tifozët janë “turrur” dhe i kanë kërkuar të mbajë premtimin. Cili? “Do të lyej flokët kuqezi në rast se do të shkojmë në Champions”, kishte deklaruar francezi…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu