Theo Hernandez “nis” javën me një mesazh nga stërvitja!

Milani është kthyer në stërvitje dhe tashmë ajo humbje ndaj Spezias duhet harruar për të rinisur nga aty ku e kishin lënë gjithçka përpara 2-0 të pësuar të shtunën.

Futbollistët kanë preferuar të kalojnë në familje ose me të dashurit e tyre apo bashkëshortet ditën e dielë.

Mes tyre edhe Theo Hernandez, që publikoi edhe foto me Zoe madje i veshur me tutat kuqezi.

Francezi, përmes Tëitter, publikoi këtë mesazh në funksion të rinisjes së stërvitjes dhe javës në të cilën Milani do të përballet me Yllin e Kuq në Europa League së pari dhe pastaj Inter në kampionat.

“Nisim me entuziazëm një javë ku na presin sfida të rëndësishme”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu