Theo Hernandez i thotë “jo” kthimit te Reali, premton besnikëri kuqezi dhe “kërcënon” Juventusin

Pa Zlatan Ibrahimovic, Theo Hernàndez mori rolin e liderit në momentin e vështirësë dhe nuk është absolutisht hera e parë që francezi e bën.

Mbrojtësi franko-spanjoll shënoi dy herë kundër Parmës, duke konfirmuar veten si një nga lojtarët më të mirë në Serie A, në vitin 2020. Një rritje e frikshme e tij, që kur verën e vitit 2019 u transferua nga Real Madridi për 20 mln euro.

Sezonin e parë në Itali e mbylli me 6 gola në 33 ndeshje në Serie A dhe 1 në Kupën e Italisë, kurse tani ka realizuar 3 gola në 11 ndeshje dhe duket se është edhe më përpara për të thyer rekordin e tij.

Ish-lojtari i Atlético Madrid dhe Real Madrid foli për “Radio Onda Cero” në lidhje me momentin që po kalon dhe ndryshimet midis kampionatit spanjoll e italian. Gjithashtu, shprehu dëshirën për atë që shpreson të fitojë në maj me Milanin:

“Jam në momentin më të mirë të karrierës sime. Kampionati italian është shumë më mbrojtës dhe fizik se ai spanjoll.

Në La Liga është topi më protagonisti. Unë jam duke u përmirësuar shumë. Seancat stërvitore janë më të vështira.

Te Real Madridi stërviteshim shumë më tepër me top. Për shumë vite Milani nuk kishte qenë aq mirë sa sot. Unë mendoj se mund t’ia heqim titullin nga duart Juventusit”.

Theo u largua nga Real Madridi në verën e vitit 2019 për t’u bashkuar me kuqezinjtë, pa u penduar dhe pa shikuar prapa. Në të vërtetë, duke kërkuar një të ardhme që gjithmonë mund të jetë kuqezi:

“Jo, nuk jam penduar, pasi te Real Madridi arrita shumë i ri, nuk kisha hapësirë. Isha 19 vjeç. Kam luajtur pak dhe nuk kam pasur besim.

Tani kam besimin e Maldinit, të trajnerit. Nuk e shoh veten përsëri te Real Madridi. Ende kam një kontratë 4-vjeçare me Milanin. Nëse do të mundja, do të qëndroja përgjithmonë me fanellën kuqezi”.

IBRAHIMOVIC – “Ibra është një lojtar i pabesueshëm. Ai na ndihmon dhe na këshillon shumë mirë, ai është thelbësor”.

BRAHIM DIAZ – “Brahim është shumë i mirë, ai po bën gjëra të shkëlqyera me ne”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu