Theo Hernandez: I lumtur të rifillojmë. Mesazhi për tifozët

Mes të paprekshmëve të Milanit është edhe Theo Hernandez, që në një vit ia ka dalë të marrë besim dhe vend si titullar, në mënyrë të padiskutueshme.

Lojtari është intervistuar nga MilanTV gjatë stërvitjes këto ditë në Milanello.

Theo është dukur entuziast për të rifilluar:

“Jam shumë i emocionuar nga ideja për të rinisur. Skuadra është kohezive, ka dëshirë të rifillojë, të punojë dhe të kthehet shpejt për të luajtur. Nuk ka qenë e lehtë pas 3 javëve pushim, por tani jemi të gjithë të përqëndruar tek Milani”.

Ambicie të forta për kampionatin e ardhshëm:

“Vijmë nga një sezon pozitiv. Por duam ta përsërisim, për këtë kemi dëshirë dhe entuziazëm që në stërvitje. Unë jam i kënaqur nga viti im i parë me Milanin, me shumë gola dhe asiste. Por dua të përsëritem ose të bëj akoma më mirë”.

Në fund për tifozët:

“I falenderoj për mbështetjen e tyre gjithmonë shumë të fortë dhe të pranishme. Shpresoj t’i shoh e t’i përqafoj sa më shpejt në San Siro”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu