Theo Hernandez është mbrojtësi i parë i Milanit që arrin këtë rekord

Ai hyri në pjesen e dyte të Milan-Venezia, kur rezultati ishte 0-0, dhe e vendosi plotësisht sfiden. Së pari asistimi si nje “puthje” për partnerin dhe mikun e tij Brahim Diaz i cili çoi në 1-0 në favor të kuqezinjve, pastaj goli fantastik i avantazhit të dyfishtë.

Theo Hernandez ishte padyshim lojtari më i mirë në ndeshjen e mbrëmshme kundër venedikasve.

Pas disa paraqitjeve më pak se brilante, Stefano Pioli zgjodhi ta lërë te marrë frymë. Rezerva Fodè Ballo-Tourè luajti titullar, por u desh pikerisht aktivizimi i francezit ne minuten e 59-te per te tronditur mbrojtjen e miqve, duke hedhur ne fushe te gjithe energjine e rikuperuar.

Një tren i vërtetë në korsinë e majtë, i cili mori ekipin mbi supet e tij dhe i çoi ata drejt fitores.

Mbrojtësi francez vazhdon të rritet dhe përmirësohet, tani i përcaktuar nga shumë si më i miri në botë në rolin e tij.

Me golin dhe asistimin e arritur mbrëmë, Theo Hernandez arriti një rezultat shumë të rëndësishëm, i cili e shenjtëron atë si lojtarin më të lartë të këtij Milani të rilindur. Ai është një mbrojtës, po, por ka privilegje që e bëjnë atë një nga lojtarët më të mirë ofensivë dhe të rrezikshëm për kundërshtarët përreth.

Portali OPTA Paolo, i specializuar në përgatitjen e statistikave të futbollit, raportoi një të dhënë të rëndësishme në lidhje me Theo Hernandez dhe numrat e tij në ndeshjen e mbrëmshme në San Siro.

Konkretisht, mbrojtësi francez është mbrojtësi i parë i Milanit që jep një asist dhe shenon gol në një ndeshje të vetme në Serie A që kur janë mbledhur të dhënat dhe statistikat e para, pra që nga sezoni 2004/2005.

Çfarë mund të themi? Akoma një rekord për Theo, i cili ndonjëherë duket si gjithçka përveç një mbrojtësi. Ka shumë pak mbrojtës të zotë që posedojnë karakteristika të tilla sulmuese, dhe që janë në gjendje të arrijnë zonën e kundërshtarit aq lehtë.

Theo Hernandez shënoi shtatë gola sezonin e kaluar. Kush e di këtë vit sa do të jetë në gjendje të shënojë…

Ajo që është e sigurt është se francezi është një nga armët kryesore të manovrave sulmues të Rossonerëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu