Theo: “Fitore e shkëlqyer, por u harrua! Tani ndeshja tjetër. Do të tregoj se çfarë është Maldini për mua!”

Theo Hernandez, i intervistuar në Sky Sport në fund të fitores së Milanit 7-0 kundër Torinos, ku gjithashtu ai shënoi dy gola tepër të rëndësishëm, u shpreh:

“Një fitore shumë e rëndësishme, ne jemi të lumtur, e kemi përgatitur mirë por tashmë jemi duke menduar për tjetrën”.

“Ne e dinim që kishin mbetur 4 finale për të luajtur dhe me fitoren ndaj Juventusit, besimi dhe guximi ynë u kthyen sërish.

Jemi duke punuar për Champions League dhe kanë mbetur 2 ndeshje.

Shpresoj të kthehem në ekipin kombëtar dhe të bëhem mbrojtësi më i mirë i majtë në botë.

Për mua Maldini është si shoku më i mirë, e falënderoj që gjithmonë më ka mbështetur, në çdo moment, edhe kur gjërat nuk shkonin ashtu si duhej”.

“Tani jemi të fokusuar te ndeshja tjetër dhe do të jetë kështu deri në fund. Kjo skuadër ka bërë një ecuri të rëndësishme dhe nuk duhet të ndalet”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu