THEO FITON NATIONS LEAGUE SI PROTAGONIST. San Siro “e tij” i sjell fat (VIDEO)

Deschamps e injoroi për shumë kohë, por tani do të duhet shumë kohë që ta lërë jashtë nga 11-tshja startuese e Francës!

Nëse “gjelat” sot festojnë në “San Siro”, merita është edhe e tij, Theo Hernandez, futbollisti i Milanit, me gol në gjysmëfinale dhe asist në finale, por sidomos perfeksion në mbulimin e krahut të tij dhe disa topa të rrezikshëm të larguar…

Madje ishte i pafat pasi u ndal edhe nga trau i portes se Simon.

Në shtëpinë e tij, Theo ngre trofeun e Nations League, në edicionin e dytë, pasi mundi 2-1 Spanjen e Luis Enriques. Gjithcka ndodhi ne 45 e dyta, kur Oyarzabal shenoi per iberiket, por Benzema barazoi.

Theo dha asistin magjik per Mbappe qe nuk fali dhe vulosi triumfin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu