Theo dhe Donnarumma marrin vlerësimin! Mbrojtësi falënderon Maldinin, portieri mbrojtjen

Sonte ishte mbrëmja “Gala” e AIC (Shoqata Italiane e Futbollistëve) që ndau çmime individuale dhe ekipore. Te formacioni top 11 i sezonit të shkuar nga Milani ishin vetëm Theo Hernandez dhe Donnarumma.

I vlerësuar si mbrojtësi i krahut të majtë më i mirë i sezonit të kaluar në Serie A pas çmimeve të ndara sonte, Theo Hernandez tregoi gjithë lumturinë e tij për mikrofonat e MilanTV:

“E vërteta është se unë jam shumë i lumtur që kam marrë këtë çmim, falë edhe shokëve të mi të skuadrës pa të cilët nuk do ta kisha marrë këtë mirënjohje.

Unë jam shumë i lumtur dhe do të vazhdoj të punoj. Mbërrita këtu pasi nuk luaja me vazhdimësi dhe u dekurajova disi, por falë Maldinit jam përmirësuar shumë.

Unë punoj çdo ditë, ai më uroi për fitimin e këtij çmimi. Ai gjithmonë më ka dhënë ide. Paolo Maldini ishte një lojtar i shkëlqyeshëm dhe marrja e këshillave të tij është një nder i madh. Unë jam këtu dhe do të jap më të mirën time çdo ditë”

Duke folur në mikrofonat e MilanTv pas ndarjes së çmimit si portieri më i mirë në Serie A, Gianluigi Donnarumma u shpreh: “Unë jam i lumtur dhe falënderoj të gjithë për këtë çmim. Është një arsye që unë të jap gjithnjë e më shumë dhe të fitoj përsëri.

Unë gjithashtu doja të falënderoja mbrojtësit e mi që më bëjnë të ndihem i sigurt, por sigurisht shumë ka ndryshuar dhe ne punojmë shumë mirë me trajnerin në fazën mbrojtëse dhe kjo është gjithashtu arsyeja e rilindjes sonë”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu