Theo: Aventura te Milani nisi me goditje! Jam i lumtur si kuqezi, kam disa projekte! Mbi shembujt e mi…

Intervistë e gjatë dhënë nga Theo Hernandez, në ‘L’Officiel Arabia’. Mbrojtësi i krahut foli për fillimet e tij në Milano por edhe për jetën e tij private dhe planet për të ardhmen.

Aventura e Milanit filloi me një dëmtim në kaviljen e këmbës: “Kur mbërrita te Milani, lëndova kaviljen e këmbës në një miqësore kundër Bayern.

Kam qenë jashtë loje për një kohë të gjatë – kujton Theo – Ishte një goditje për mua, por falë familjes dhe tifozëve, isha në gjendje ta kapërceja atë.

E ardhmja – “Ndihem mirë në Milano – vazhdon mbrojtësi -. Atmosfera, ndeshjet, tifozët, gjithçka është e pabesueshme.

Do të shohim se çfarë sjell e nesërmja. Nga pikëpamja personale, kam shumë projekte në proces, jam i lumtur me jetën time”.

Coronavirus – “Fakti që ishte diçka e panjohur dhe e re ishte e frikshme. Për botën e sportit, ndryshimi është i lidhur qartë me marrëdhëniet me tifozët, është diçka që më mungon.

Shpresoj dhe jam i bindur që do të gjejmë një mënyrë për ta kaluar atë dhe se gjithçka do të kthehet në normalitet ”.

Shembuj për të ndjekur – “Gjatë gjithë karrierës sime, unë kam takuar dhe kam punuar me njerëz të pabesueshëm që më kanë bërë të rritem shumë si personalisht ashtu edhe profesionalisht.

Nëse duhet të përmend disa, do të thosha Karim Benzema për profesionalizmin e tij, ose Mike Tyson për vendosmërinë e tij. Por, për të përmendur vetëm një, do të thoja Zinedine Zidane që është një person i jashtëzakonshëm dhe që më ka mësuar shumë ”.

Sporte të tjera – “Më pëlqen shumë të luaj golf. Sa herë që kam mundësi, luaj me miqtë e mi. Unë jam ende larg nivelit të Tiger Woods, por kjo është në rregull. Më pëlqen shumë të luaj video lojëra dhe jam shumë mirë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu