THE SUN: Gjuetia për lojtarin e krahut | Okazionet nga Londra: Milani piketon dy lojtarë

Milani, me Paolo Maldinin dhe Frederic Massara, janë shumë të vëmendshëm ndaj okazioneve të mundshme që mund të ofrojë merkato e kësaj vere, siç edhe ka thënë drejtori teknik.

Ka kaq shumë lojtarë që konsiderohen jashtë projektit ose janë “teprica” te ekipet e mëdha: siç është thënë ditët e fundit, duhet t’i kushtojmë vëmendje të madhe çdo marrëveshje me Real Madrid dhe Chelsea, përveç atyre të përfunduara tashmë…

Te blancos, në fakt, për shembull, Isco, Dani Ceballos dhe Odriozola mbeten jashtë projektit teknik.

Të gjithë lojtarë që do të pranonin me kënaqësi transferimin në Milano.

Pra, jo vetëm Brahim Diaz, gjithnjë e më pranë kthimit kuqezi, por edhe marrëveshje të tjera të mundshme.

Një aks i nxehtë është edhe ai i Londrës, me Chelsea. Pas Tomorit, do të jetë radha e Olivier Giroud.

Bakayoko gjithashtu mbetet në fokus, për të forcuar mesfushën, dhe Ziyech, ëndrra e vërtetë për repartin e avancuar.

Stefano Pioli do të mirëpriste marokenin, i cili përfundoi në periferi të projektit londinez të Chelsea-s, edhe pse u paguan 40 mln euro.

Megjithatë, të gjendet një marrëveshje nuk është e lehtë dhe huazimi duket i vështirë.

Mundësi të tjera mund të vijnë nga Londra. Siç raportohet nga The Sun, Tottenham është i gatshëm të shesë Aurier, i afruar te kuqezinjtë, por i cili përfundimisht duhet të kthehet te PSG për rolin e zëvendës Hakimi.

Mbrojtësi, megjithatë, nuk është i vetmi që del jashtë projektit.

Ndër mundësitë që Milani mund të shfrytëzojë janë edhe Erik Lamela dhe Lucas Moura.

Jo shumë të rinj – të lindur në 1992 –  të dy kanë atë që Stefano Pioli dëshiron, cilësinë dhe aftësinë për të dribluar kundërshtarin.

Ata luajnë në të djathtë, një rol në të cilin Milani përpiqet të bëjë një hap të qartë përpara.

LONDON, ENGLAND – APRIL 13: Lucas Moura of Tottenham Hotspur celebrates with the match ball at full-time after scoring a hatrick in the Premier League match between Tottenham Hotspur and Huddersfield Town at the Tottenham Hotspur Stadium on April 13, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Tottenham Hotspur FC/Tottenham Hotspur FC via Getty Images)

Për argjentinasin, një shifër afër dhjetë milion eurove mund të jetë e mjaftueshme, për brazilianin do të duhej më shumë se dyfish.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu