THE SUN: Chelsea mbulon me flori Donnarumma! Abramovich e do te blutë

E ardhmja e Gianluigi Donnarumma te Milan mbetet ende një mister.

Kontrata e portieri skadon në fundin e sezonit dhe rinovimi me kuqezinjtë nuk po vjen. Kjo ka bërë që shumë skuadra të interesohen për 22-vjecarin dhe mes tyre sidomos “fansi” kryesor mbetet Chelsea.

Klubi Roman Abramovich e ka seriozisht për nr.99 të Milanit dhe sipas The Sun, londinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë lojtarit 9 milionë euro në sezon.

Oferta e fundit e Milanit është ndalur në 7 mln euro dhe bonuse për portierin.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu