THE SUN: Chelsea futet në garë me Milanin në merkaton e sulmit!

Midis lojtarëve që mund të jenë protagonistë në seancën e ardhshme të tregut të transferimeve është edhe emri i Andrea Belotti.

Sulmuesi i Torinos, kontrata e të cilit skadon në 2022, mund të largohet nga ekipi granata.

Midis skuadrave të interesuara, përveç Milanit që ka bërë edhe sondazhe me Maldinin, siç raportohet nga gazeta britanike The Sun, do të ishte edhe Chelsea i Tuchel që kërkon një sulmues të parë.

Belotti do të presë fundin e sezonit për të vendosur pasi Torino do të luftojë për mbijetesë deri në javët e fundit dhe rrezikon që të zbresë në Serie B dhe më pas largimi do të ishte i sigurtë.

Natyrisht, preferenca e sulmuesit do të ishte Serie A por gjithçka varet edhe nga oferta ekonomike…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu