“The Champions” zgjon Milanon! Video e xhiruar larg San Siro-s që të mbush zemrën (VIDEO)

Emocionet e Champions League sigurisht që i kanë kthyer tifozëve të Milanit atë entuziazëm që i mungonte prej vitesh.

Përtej faktit që skuadra humbi 1-2 në “San Siro” ndaj Atletico Madrid – për gabimet e arbitrit Cakir – fakti që mbi 30 mijë ishin në tribuna i dha edhe një shtysë më shumë skuadrës, siç edhe e pranoi Stefano Pioli në fund të ndeshjes duke komentuar…

Por, ajo që ia vlen të thuhet është se së shpejti stadiumi do të presë 60 mijë persona me hapjen e re të ardhur nga shteti italian pasi faza e Covid-19 është zbutur nga vaksinimi me dozën e parë të gati 87% të popullësisë…

Edhe Diego Simeone e pranoi pas ndeshjes se të luash në “San Siro” është gjithmonë bukur për atmosferën që krijohet…

Atmosferë që mund ta shihni edhe në këtë video të publikuar në youtube, larg stadiumit San Siro që buçet kur gjatë fundit të himnit të Champions me tifozerinë në kor që e shoqëron…

https://streamja.com/embed/Q3qoV

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu